Një ditë pas tërmetit! (pasojat përmes imazheve)

Tërmeti ka lënë pasoja të tmerrshme. Shumë shtëpi janë thuajse të pabanueshme, ndërsa të tjerat kanë pësuar çarje të thella dhe në një pjesë tjetër, ka orendi shtëpiake të shkatërruara plotësisht.

Fotot e mëposhtme tregojnë atë se çfarë ka ndodhur me apartamente dhe shtëpi private në Durrës dhe Tiranë, dy prefekturat më të prekura nga tërmeti më i rëndë i 20-30 viteve të fundit, sipas sizmologëve.

Aktualisht në Tiranë ka punonjës në terren, që 187 dënime banesash, 20 pallate me çarje, Por do bëjmë vlerësime të mëtejshme.


Prefekti i Durrësit ndërkohë tha: “Njerëzit ishin në panik të madh. bashkëpunuam me strukturat për të ulur panikun. Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion grupet e emergjencës, nuk kishte viktima, 56 të ardhur në spital 21 me fraktura. Kemi 188 ndërtesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 9 pallate”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.