“Miliona birra në një natë”! Në Mynih nis Oktoberfest (FOTO)

Në Gjermani nga 21 shtatori deri më 6 tetor do të zhvillohet edhe festa më e madhe e birrës në botë, ku konsumimi i birrave arrin kulmin.
Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para 206 vjetësh, por atëherë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni – Hildburghausen-it.

Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.


50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë e Tetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm.

Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre.

Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Mynih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitmiprurës shtesë, shitjen për një kohë të shkurtër të një sasie të madhe birre.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.