Lëkundjet e tërmetit/ Ministrat dridhen nga frika në mbledhjen e Qeverisë

Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë në këto momente në kryeqytet, me magnitudë 4.9 ballë. Epiqendra  e tërmetit ka qenë 2 kilometra nga qyteti i Durrësit dhe 31 kilometra nga Tirana.

Në momentin që u ndje tërmeti, qeveria shqiptare po zhvillonte një mbledhje emergjente, teksa ministrat po raportonin për problematikat e krijuara.

Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që e ka njoftuar tërmetin, duke thënë se i dridhej edhe zëri.



Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë dhe intensitet 7.5 ballë, që shkundi Shqipërinë ditën e sotme, është paralajmëruar nga Kreu i Institutit Gjeodinamik të Greqisë, Akis Tselentis, deklarata e të cilit u bë shkas që Presidenti Meta, të dërgonte një letër tek institucionet shqiptare, në mënyrë që të merreshin masa për të përballuar një tëmet të këtyre përmasave.

Në një konferencë për shtyp, Tselentis tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh. “Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur. Ne kemi një bishë pranë nesh. Ne duhet të jemi të përgatitur,“- tha ai. Paralajmërimi i tij erdhi vetëm disa ditë pas një tërmeti në zonën e Atikës, në Greqi,  me magnitudë 5.1 ballë.tpz

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.