Këngëtari zbulon kush e shkaktoi ‘tërmetin’ dje në Shqipëri (FOTO)

Geti i ka lënë një koment epik kunatës së tij. Tërmeti i ditës së djeshme në Shqipëri ka ‘pushtuar’ edhe internetin.

Solidarizimi, por gjithashtu edhe shakatë po vërehen gjithandej në rrjetet sociale duke e bërë këtë ndodhi të rëndë paksa më relaksuese.

E në këto ‘shaka’ është përfshirë edhe reperi Getoar Selimi, shkruan Gazeta Express.


Geti i ka lënë një koment Luana Vjollcës, kunatës së tij, në një fotografi që ajo ka postuar.

Në këto foto Luana shihet në një set profesional që ka realizuar për revistën angleze GlobalWoman.co, në të cilat me të vërtetë shkëlqen.

Dhe Geti i ka shkruar: “Ti e paske bo tërmet”, duke dashur të shprehë se sa ‘bombastike’ duken fotografitë që ajo ka postuar pak momente para tërmetit.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.