“Kemi një bishë pranë…”, paralajmërimi i frikshëm i sizmologut grek për Shqipërinë

Të shtunën nga ora 16:38 Durrësi dhe Tirana u tronditën nga tërmeti më i fuqishëm i 30 vjetëve të fundit, me magnitudë 5.8 ballë. Pati dëme të shumta materiale dhe shumë të lënduar. Tërmeti 6 ballë u paralajmërua nga kreu i Institutit Gjeodinamik të Greqisë, Akis Tselentis. Paralajmërimi i tij bëri shkasë që presidenti, Ilir Meta t’u dërgonte letër Sandër Lleshajt dhe Olta Xhaçkës, ku shprehte shqetësimin e tij dhe thoshte se vendi do të goditet nga një tërmet apokalipt.

Pak muaj më parë, gjatë një konference për shtyp Tselentis tha se rajoni mund të goditej nga një tërmet 6 ballësh.

“Ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur. Ne kemi një bishë pranë nesh. Ne duhet të jemi të përgatitur,“- tha ai. Paralajmërimi i tij erdhi vetëm disa ditë pas një tërmeti në zonën e Atikës, në Greqi,  me magnitudë 5.1 ballë. “Të gjithë thanë se Athina duron. Por asgjë nuk mbeti. Imagjinoni bie ndonjë tërmet në 6 në shkallën Rihter, me fjalë të tjera 30 herë më i madh në përmasa”, tha Tselentis.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.