I riu vdes gjatë propozimit nënujor për martesë (VIDEO)

Një i ri amerikan është mbytur ndërsa i propozonte të dashurës së tij nën ujë gjatë pushimeve në Tanzani. Steven Weber dhe e dashura e tij, Kenesha Antoine, po qëndronin në një kabinë të zhytur në Resortën Manta, pranë ishullit Pemba.

Pamjet filmike e tregojnë Weberin e zhytur nën ujë për t’i kërkuar partneres të martohej me të. Në videon e realizuar nga Antoine nga brenda kabinës, shihet Weber sesi ngjesh pas dritares një shënim të shkruar me dorë, dhe nxjerr pastaj unazën e martesës.

Duke konfirmuar vdekjen e tij, në një postim në Facebook, vajza tha se  “kurrë nuk doli nga ato thellësi”. Kur stafi i resortit mbërriti në vendgjarje, për Weberin ishte shumë vonë e nuk mund të bëhej më asgjë.


3chttps://www.youtube.com/watch?v=kt6q2dNq-3c

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.