“Gratë durojnë burrat gjithë jetën, jo më tërmetin”/Rama batuta me të plagosurit në spitalin e Traumës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në spitalin e Traumës ku vizitoi të lënduarit nga tërmeti.

“Të gjithë janë gjendur në krye të detyrës dje, ky është një moment falenderimi. Nuk ka pasur goditje fatale, plagët nuk kanë qenë ekstreme, kishte kujdes maksimal. Gjithçka është përballuar më së miri nga të gjithë.

Duhet sa më shumë qetësi, nuk kemi humbje njerëzish dhe dëmtime të rënda në banesa. Çdo godinë do verifikohet dhe do jepet konkluzioni mbi rëndësinë e plasaritjeve. Kush ka frikë të qëndrojë në shtëpi, ka në Durrës 700 shtretër dhe kushte optimale”, tha Rama


Ndërsa gjatë komunikimit me një qytetare, që është shtruar në spital nuk munguan edhe batuat. “Pak durim, megjithëse gratë kanë durim, se kur durojnë burrat tërë jetën… Por për çdo gjë që duhet jam në dispozicion”, tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.