FOTO/ Ja sa persona mund të strehohen në stadiumin “Niko Dovana”

Çdo çadër e ngritur në fushën e stadiumit “Niko Dovana” mund të strehojë 30 persona, çka nënkupton se vetëm deri tani më shumë se 900 persona mund të kalojnë natën, pasi shtëpitë e tyre janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezikshmëri.

Forcat e Ushtrisë kanë zbarkuar me mjetet e tyre dhe janë ngritur tashmë çadrat dhe strehuar të parët që kanë mbërritur aty, ndërsa emergjencat civile të bashkisë dhe Prefekturës po bëjnë lajmërimet dhe sipas listave po mundësohet transporti i banorëve.

Atje ka qenë edhe kryeministri Rama që ka biseduar me banorët e parë që janë strehuar në këtë kamp, për të cilin u tha se do të ketë të gjithë shërbimet e nevojshme, ushqim, veshmbathje e sigurisht shërbim shëndetësor të përforcuar.


Askush nuk mund të japë një afat sesa mund të qëndrojë ky kamp i ngritur, por ajo që dihet më saktësi ka të bëjë me verifikimin e dëmeve, përllogaritja e të cilave ende nuk ka filluar, pavarësisht se grupet e punës janë ngritur për këtë qëllim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.