Emergjencat natyrore dhe shëndetësore, banorët e zonave rurale japin alarmin (FOTO)

Shumë shtëpi në zonat rurale të Tiranës, të cilat kanë qenë edhe më të vjetra janë dëmtuar në një pjesë të mirë të tyre. Por, banorët në pamundësi për t’u larguar kanë qëndruar brenda tyre, me shpresën se lëkundjet më të mëdha kaluan në rastin e parë.

Por paraditen e kësaj të diele, ata kanë dhënë alarmin, jo vetëm në rrezik për emergjecën natyrore, por edhe duke kërkuar ndërhyrje mjekësore. Kësisoj, një autoambulancë, por edhe ekipe nga Emergjencat Civile të Bashkisë dhe Qendrës Vullnetare të Emergjencave kanë nisur ndërhyrjen në disa zona.

Po kështu është vendosur edhe ngritja e çadrave dhe nisja e verifikimit të dëmeve nga specialistët e emergjencave të bashkisë së Tiranës.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.