“Bukë me vete në shkollë”/ Drejtoresha e ndalon, prindërit hidhen në sulm

Drejtoresha e një shkolle në Napoli kishte urdhëruar që për arsye sigurie, t’i ndalonte hyrjen në klasë ëmbëlsirave, kekëve, panineve e gjërave të tjera të përgatitura në shtëpi.

Të vegjëlve u lejoheshin vetëm ushqimet e gatshme të paketuara. Nuk zgjati shumë që të shpërthente lufta me nënat e vogëlushëve. Prindërit u hodhën  “në revoltë”: një mollë është më e shëndetshme se cracker-sat apo të tjera si ato, për higjenën dhe për shëndetin”, deklaruan ato ndërsa e ccuan drejtoreshën në gjykatë.

Kjo e fundit ndërkohë doli në përfundimin se përgjegjësia për sigurinë e ushqimeve të përgatitura në shtëpi, është individuale. Nënat e fëmijëve e vazhduan betejën duke kërkuar rishikim të rregullores, e këmbëngulin të zemëruara se as ushqimet e paketuara nuk ofrojnë ndonjë siguri absolute!


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.