Atentati në Nikël të Krujës, humb jetën gruaja e plagosur (EMRI)

Shpresa Baka ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo mbeti e plagosur në derën e shtëpisë së bashku me nipin e saj, Mariglen Haka. Ky i fundit po merr mjekimin e specializuar në spital, ndërsa njihet edhe si anëtar i bandës së Durim Bamit.

Ngjarja ndodhi në orën 23. 50 minuta në fshatin zezë të zonës së Niklës në Fushë Krujë. Shpresa Baka dhe Mariglen Haka u qëlluan në hyrje të shtëpisë. Pas kësaj, ata u nisën drejt spitalit, por gruaja e plagosur uk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, shoqërues i tyre në spital ka qenë Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, personit që u bë i njohur përmes videokërcënimit për të vrarë Tom Doshin.



Nuk dihet ende lidhja mes të plagosurve dhe Bamit, por mjekët e Spitalit Ushtarak janë në ndihmë të tyre dhe të dy po u nënshtrohen mjekimeve intensive.

Ndërkohë, Policia thotë se në shënjestër ishte Mariglen Haka, anëtar i bandës së Durim Bamit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.