Tmerr në bord: Avioni bie në fluturim 9200 metra! (VIDEO)


Mos e lexoni këtë lajm nëse keni ndërmend të udhëtoni tani shpejt me avion!

Pasagjerët e një fluturimi të Delta Airlines u tmerruan kur avioni i tyre ra në ajër me gati 9.200 metra. Kompania sqaroi se kishte regjistruar “çrregullime të presionit në kabinë”.

Pilotët nuk kishin pasur mundësi tjetër përveçse të mendonin për një “zbritje të shpejtë të detyruar”.


Avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Tampa, sqaroi linja ajrore. Stjuardesat i kishin përsëritur vazhdimisht pasagjerëve të mos përfshiheshin nga paniku, por në ato moment të gjithëve u dukej se po binin, dhe ishte e pamundur që njerëzit të mos tmerroheshin.

Njëri prej tyre u tremb aq shumë sa nisi të përqafonte pa reshtur të birin dhe t`i thoshte familjes se e donte shumë. Pas uljes, mjeti u dërgua menjëherë për kontroll.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.