Tërmeti vë në alarm Shqipërinë, numri i post-goditjeve vijon të jetë i lartë

Top Channel bëri një intervistë me sizmiologun Llambro Duni për të mësuar më shumë rreth situatës së lëkundjeve që shkundën vendin tonë.

“Pas lëkundjes së madhe, ajo e orës 16 numri i postgoditjeve ka qenë i lartë. Nuk pritet goditje tjetër, por situata të tilla janë të paparashikueshme”– tha Llambro Duni.

“Thellësia e këtyre ngjarjeve është e lartë dhe kjo bën që tërmeti të ndihet në shkallë të lartë. Kemi raportime që Italia veriore, Maqedonia e Veriut, Greqia kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit.


Tërmeti është mesatar, por nga mungesa e lëkundjeve të tilla krijon idenë që është tërmet i fuqishëm”- u shpreh Duni.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.