Tërmeti tmerroi banorët e kryeqytetit, ndërsa opozita ka hallin e Teatrit

Shqipëria po kalon një situatë të rëndë pas dy tërmeteve të forta që goditen vendin. Situata më shqetësuese paraqitet në Durrës, aty ku ishte epiqendra e tërmetit, dhe në Tiranë.

Mijëra qytetarë të tmerruar janë derdhur në rrugë, mbi 53 persona raportohen të lënduar, qendrat tregtare janë të mbyllura dhe rrugët e kryeqytetit janë në kaos për shkak të trafikut të rënduar.

Por ndonëse situata paraqitet problematike, në fakt më e rënda në 20-30 vitet e fundit, opozita e ka mendjen tek Teatri Kombëtar dhe jo tek siguria e qytetarëve.


LSI përmes një reagimi zyrtar ka zgjedhur të bëjë politikë, në vend që të solidarizohet me institucionet për tejkalimin e kësaj situate.

“As shpallja e emergjencës kombëtare, as ndihmë në terren për familjet e dëmtuara, as informacion për qytetarët si të kujdesen për veten. Ku janë zonjat ministre që bënin humor në parlament, si do justifikohen para shqiptarëve, ku do gjenden fondet për të dëmshpërblyer familjet? Urojmë që të mos ketë më lëkundje e dëmet të jen të pakta, ndërsa lutemi për shëndetin e 30 qytetarëve të plagosur. Ndërkohë në Teatrin e “rrezikshëm” Kombëtar nuk është thyer asnjë xham!”, thuhet në reagimin e LSI.

Ndërsa Genc Pollo dhe figura të tjera të rëndësishme në PD nuk kanë thënë asnjë fjalë për situatën e rëndë, por fokusi i tyre ishte Teatri Kombëtar.

Ajo që vlen tani është jeta e qytetarëve dhe jo muret e një godinë. Është momenti më i papërshtatshëm për të bërë politikë në një situatë totale paniku.

 

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.