Tërmeti mbledh qeverinë në mesnatë, Rama anulon udhëtimin në New York

Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin në New York, ndërsa sapo të mbërrijë në Shqipëri do të mbledhë qeverinë. Në momentin kur Shqiperia u trondit nga lëkundjet e tërmetit kryeministri ndodhej në Frankfurt, por vendosi të kthehet në Tiranë.

Mbledhja pritet të nisë në 23:30, sapo kryeministri të kthehet në Tiranë, ndërsa lajmin e bëri të ditur Olta Xhaçka.

Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendosur ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri. Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit.”, tha Xhaçka.


 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.