Tërmeti/ Ja 6 pikat emergjente ku mund të drejtoheni nëse keni nevojë për ndihmë

Tërmeti që tronditi sot Tiranën ka dëmtuar disa banesa. Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzbërisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.


Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash. IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.