Tahiri: Heshta për dy vite, tani do flas për servilat dhe shushunjat

Ish ministri, Saimir Tahiri i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka dalë këtë shtunë para mediave, për të zbuluar të vërtetën ndaj tij, siç thotë ai.

“Për 2 vite me radhë isha përballë të gjitha akuzave, gënjeshtrave, për të respektuar drejtësinë. Për të mos e çuar drejtësinë në gjyqin e mediave”, u shpreh Tahiri, duke theksuar më tej se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës.


Sipas Tahirit, faji i tij ka qenë se ka treguar realitetin se në çfarë niveli ka qenë kanabizimi në Shqipëri.

“Bëra gabimin më të madh që thash se në cilën përmasë mbillje kanabisi në Shqipëri, duke e luftuar në cdo cep, ndërhyra në kanabis. Duke ditur që po ta luftoja në cep do thonin obobo c’bëhet me gjithë këtë kanabis. Por ka qenë aty. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre dhe unë mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj sic më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë. Ka pasur Shqipëria ministra të brendshëm të tjerë, ministra, kryeministra të tjerë. Një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë këtu jashtë nuk u akuzua për shpërdorim detyre, dhe as kryeministri kur tha se Lazaratin e lashë të mbillej se ashtu ishte politika ime, as ministri i Mbrojtjes kur la 28 të vdekur në Gërdec. Më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t’i shkoj deri në fund. Më takon të rri e të pres. Të marr vendimin e zbardhur të gjykatës, dhe ta apeloj urgjentisht. Të përgjigjem me përulësi për çdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia para drejtësisë dhe para publikut. Ka shumë qytetarë që sot më besojnë dhe unë i falenderoj. Ka qenë sakrificë. Ka plot që s’më besojnë, edhe ata i falenderoj”, tha ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.