Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Sulmohet" për klipin me të brendshme, reagon ashpër Anxhela Peristeri (FOTO)

Anxhela Peristeri ka vendosur të kënaqë fansat e saj me një projekt të ri muzikor, të titulluar ?Shpirt i bukur?.

I publikuar në fund të sezonit veror, kjo kënga ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u sugjeruar mjaftueshëm për t?u bërë pjesë e ?The Top List? që në javën e parë të publikimit.

Pavarësisht se është përqafuar nga fansat, klipi i kësaj kënga është përballur me disa kritika dhe shkak është bërë veshja e këngëtares në këtë klip. Shumë komentues në rrjetet sociale kanë kritikuar këngëtaren për daljen e saj me të brendshme, duke u shprehur se talenti i saj nuk ka nevojë për zhveshje të kësaj lloj natyre.

E kontaktuar nga ?Top Awards? në lidhje me këto kritika, artistja ka dhënë përgjigjen e saj për të gjithë ata që mendojnë se është tabu të vishesh me të brendshme në vitin 2019-të.

"Po, fustani ishte një zgjedhje e imja dhe personalisht mendoj që ishte shumë i bukur dhe i përshtatshëm për klipin. Nuk doja të isha një nuse e zakonshme, doja që të vinte gjithçka më moderne. Në vitin 2019-të nuk është tabu të dalësh me të brendshme, mbi të gjitha në një klip që një veshje e tillë i rri shumë mirë konceptit. ?Instagrami? është i mbushur plot e përplot me prapanica, me tanga nga njerëz që nuk kanë fare lidhje me artin, kështu që nuk e kuptoj pse ?mbathjet? e mia bënë kaq shumë bujë. Artistët dhe skena pranon veshje të guximshme kështu që njerëz të dashur qetësohuni. Ishin thjesht një palë kilota që mbi të gjitha estetikisht ishin të lidhura shumë bukur me fustanin", u shpreh ajo rreth komenteve të klipit të xhiruar në Gramsh tek ?Hidrocentrali i Banjës".

[gallery ids="850826,850844,850825,850843,850828,850845,850837,850829,850830,850831,850842,850846,850835,850836,850838,850832,850839,850840,850841,850827,850847"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore