Saimir Tahiri “zbërthen” vendimin e Gjykatës dhe prapavijat politike

Ish ministri, Saimir Tahiri i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka dalë këtë shtunë para mediave, për të zbuluar të vërtetën ndaj tij, siç thotë ai.

“Për 2 vite me radhë isha përballë të gjitha akuzave, gënjeshtrave, për të respektuar drejtësinë. Për të mos e çuar drejtësinë në gjyqin e mediave”, u shpreh Tahiri.


Më tej, ai sulmoi edhe ata pjesë të gazetarëve dhe analistëve, që sipas tij kanë hedhur gënjeshtra e sulme ndaj tij.

“E kisha shumë të lehtë të mbaja mandatin e deputetit, ashtu si të gjithë të tjerët para mija”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se ai zgjodhi të përballej me drejtësinë si qytetar i thjeshtë

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.