“Përbindëshi” që gllabëron pyjet: E pret dhe copëton pemën në 15 sekonda


Makineria e re që po përdoret për të prerë pyjet konsiderohet një “përbindësh” i vërtetë: me një pamje që ngjason më shumë me një objekt të dalë nga filmat e fantashkencës, ajo i pret, pastron e copëton pemët për 15 sekonda!

Efikasiteti i “prerëses më të frikshme në botë” është maksimal, por edhe vala e shkatërrimit që lë pas, shkruan Fondo Forestale Italiano në faqen e tij në Facebook.

Për të mbërritur në zonën e caktuar për prerje, ato duhet të hapin rrugën nëpër pyll, paralajmëron shoqata e angazhuar me ripyllëzimin, një aktivitet të cilin e ka nisur duke mbjellë pemë fillimisht nëpër terrene të vogla.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.