Nga CNN tek Reuters, çfarë shkruajnë mediat e huaja për tërmetin në Shqipëri (Fotot)

Tërmeti nuk ka pushtuar vetëm mediat vendase por është raportuar edhe nga mediat e huaja.

CNN ka shpjeguar tërmetin e fuqishëm në Shqipëri. “Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipëri”- shkruan CNN dhe vazhdon shpjegimin me grafika.

Edhe mediat greke kanë shkruar për tërmetin në Shqipëri. Në raportimin e mediave greke thuhet se se lëkundjet u ndjenë edhe në Greqi.


“Të gjithë fqinjët tanë dolën duke bërtitur. Faleminderit Zotit që nuk zgjati shumë, ishte rreth 20 sekonda. Ishte një makth në katin e 10-të. Nuk më kujtohet një më i  fuqishëm se ky” i tha Reuters një pensionisti në Tiranë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se nga tërmeti janë plagosur disa persona, ndërsa lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në banesa.

Ju ftojmë të shikoni fotot e raportimeve të mediave të huaja:

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.