Ndahet nga jeta vëllai i Yllka Mujo, aktor në disa filma shqiptarë


Është ndare nga jeta ne moshen 63 vjeçare Agim Mujo, vellai i artistes Yllka Mujo.

“Me hidhërim të thelle ju njoftojmë se sot ndërroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo,vëllai i Artistes Yllka Mujo. Në moshe fare të re Agimi luajti në një sere filmash, midis të cilëve në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Ai mbaroi studimet per pikture dhe u shqua per talentin e tij,duke u paraqitur ne shume ekspozita ne Itali dhe France”, shkruan ne rrjetet sociale, Gjergj Zaharia, ish-bashkëshorti i Yllka Mujos.

Ndër të tjera, teksa i përgjigjet një komentuesi, Zaharia tregon se ai “nuk kishte vuajtur asnjëherë nga zemra dhe gëzonte shëndet te plotë”, shkruan panorama.


Agim Mujo, ishte nje person i njohur. Ai ka interpretuar edhe ne filmin shqiptar bashke me motren e tij Yllken ne te njejtin rol si ne jete, moter e vella. Behet fjale per filim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit.

Agim Mujo ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë në Romë nga një atak kardiak.

Agimi jetonte prej vitit 1990 në Itali i largaur me hapjen e ambasadave.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.