Mos humbisni ndeshjet kryesore të ditës së sotme, ja ku mund t’i shihni


Do të jetë e shtunë e mbushur me evente futbollistike dhe plot spektakël kjo e 21 shtatorit në ekranin e Supersport, në platformën më të madhe televizive, DIGITALB.

Në Serie A, nuk luhet vetëm derbi i Milanos pasi në orën 18:00 Juventusi pret në Allianz Stadium Veronën, në një ndeshje ku trajneri Sarri pritet të bëjë disa ndryshime në formacion.

Më herët në orën 15:00 Udinese pret Brescian me objektivin për t’u rikthyer te fitorja pas 2 humbjesh.


Në Angli, dita nis me duelin Leicester-Tottenham një ndeshje e fortë ku të dyja skuadrat do të tentojnë fitoren. Në orën 18:30 në ekranin tonë do të vijë edhe sfida tjetër e Premier League ajo mes Newcastle dhe Brighton.

Në Bundesliga, Bayerni do të sfidojë në orën 15:30 Koln një ndeshje që do të keni mundësi ta ndiqni në Supersport 2, ndërkohë që në orën 18:30 Werder Bremen përballet me kryesuesit e Leipzig. Ligue 1 vjen në Supersport me sfidën e orës 17:30 Marseille-Montpellier.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.