I ndau të motrën, 32-vjeçari nga Mamurrasi shtyp për vdekje ish-dhëndrin

Ka përfunduar në tragjedi divorci për një 27-vjeçar, i cili u aksidentua qëllimisht me automjet nga kunati i tij, pasi i la motrën. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, dhe fillimisht u raportua si një aksident i thjeshtë rrugor. Por nga hetimet, policia zbuloi se Ylli Mena 27 vjeç u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij teksa udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në Lezhë, mëngjesin e sotëm, dhe shoferi, A.K 32 vjeçar banues në Mamurras u largua me makinë nga vendi i ngjarjes pasi shtypi 27-vjeçarin.

Ai dhe viktima kishin një konflikt me njëri-tjetrin. Ata ishin krushqi me njëri-tjetrin pasi viktima ishte martuar me motrën e autorit. Çifti ishte ndarë pak kohë më parë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve.

Pas përplasjes nga makina, Ylli Mena ndërroi jetë në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.



Policia njofton se materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./Shqiptarja

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.