Hallë e nip plagosen në derën e shtëpisë, del në skenë Bami i Fushë Krujës

Mariglen Haka dhe Shpresa Baka, nipI dhe halla janë plagosur me armë zjarri në derën e shtëpisë tyre në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Ky është informacioni që vjen pas plagosjes së dyfishtë që ndodhi pak minuta para mesnatës në Nikël.

Dy të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka. Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.



Ndërkohë, shoqërues i tyre në spital ka qenë Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, personit që u bë i njohur përmes videokërcënimit për të vrarë Tom Doshin.

Nuk dihet ende lidhja mes të plagosurve dhe Bamit, por mjekët e Spitalit Ushtarak janë në ndihmë të tyre dhe të dy po u nënshtrohen mjekimeve intensive.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.