Drogë drejt Maqedonisë, “Rrajca” nuk i toleron: Dy në pranga


Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka mësuar se dy persona po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i të dyshuarve: A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç.

Mësohet se këta persona janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.


Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.