“Do liroj luftëtarët e ISIS”/ Trump kërcënon hapur Europën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të lirojë të burgosurit e Shtetit Islamik (ISIS) në kufijtë europianë, nëse Franca, Gjermania dhe shtetet tjera nuk i marrin të ndaluarit me kombësi të tyre.

“Unë kam mposhtur kalifatin”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas një takimi me kryeministrin e Australisë, Scott Morrison.


“Tani kemi mijëra të burgosur të luftës, pjesëtarë të ISIS. Ne jemi duke u kërkuar shteteve prej nga kanë ardhur ata, nga Europa, po kërkojmë që të marrin këta të burgosur të luftës. Ata mund t’i gjykojnë, mund të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë presidenti amerikan.

Përveç tjerash, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar shumë shtetet e Evropës dhe nëse ata nuk i marrin militantët e ISIS, atëherë autoritetet amerikane do t’i lënë në kufijtë evropianë.

Aktualisht, mijëra luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, përfshirë shumë europianë janë ndaluar në kampe të Sirisë.

“Deri më tani, ata kanë refuzuar”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan, duke iu referuar Gjermanisë dhe Francës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.