Basha reagon 5 orë pas tërmetit: I uroj çdo familje një natë të qetë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pesë orë e gjysmë pas rënies së tërmetit të fuqishëm që la 68 persona të plagosur.

Në një status në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një mesazh sensibilizues ku shkruan se e rëndësishme është që nuk ka humbje jetësh.

Më tej kryedemokrati shkruan se do ët kalojë edhe kjo situatë e vështirë.


“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse,“- shkruan Lulzim Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.