Arratiset dhe rreh shoferin e urbanit, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë


Një 23-vjeçar, ndaj të cilit ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” është arrestuar pas një konflikti me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta.

Bëhet e ditur se 23-vjeçari A.K ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës.

Mësohet se ai e ka goditur shoferin pasi ky i fundit nuk po ecte me shpejtësi.


Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.