Vasilika Vjero emërohet në krye të ARRSH, pas largimit të Sonila Qatos

Vasilika Vjero është emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ajo është prezantuar pasditen e kësaj të premteje dhe zëvendëson në këtë detyrë Sonila Qaton, e cila dha dorëheqjen dy ditë më parë. Gazeta SHQIP e paralajmëroi largimin e saj nga detyra, që është bërë publik prejt vetë zonjës Qato vetëm dy ditë më parë.

Në “garë” për të marrë detyrën e kreut të ARRSH ishin Vasilika Vjero dhe Mirlinda Karçanaj. Por duket se më shumë pikë janë dhënë për Vjeron, e cila ka marrë pëlqimin e ministers Balluku, për ta emëruar në detyrën e lartë.

Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo është larguar nga kjo detyrë. Ajo ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave.



Ndërsa Mirlinda Karçanaj, e cila mban detyrën e drejtores së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.