Tmerr/ Rrëzohet avioni ushtarak, piloti ngel i varur te shtylla e tensionit (FOTO)

Një incident ajror ku u përfshi një avion ushtarak belg për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Mediat e huaja raportojnë se një avion ushtarak u rrëzua në veri-perëndim të Francës dhe për pasojë një prej pilotëve përfundoi i varur në një shtyllë të tensionit të lartë.

Piloti arriti të shpëtohej nga shtylla e tensionit të lartë, pas një operacioni shpëtimi që zgjati rreth dy orë.



Autoritetet lokale thanë se 40 zjarrfikës dhe 20 automjete shpëtimi morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Ndërsa, banorët e 8 shtëpive u evakuuan, si masë paraprake për të mos rrezikuar jetën.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.