Plagë nga armë zjarri dhe thikë/I riu shqiptar gjendet i masakruar dhe i hedhur në një kanal në një pyll të Gjermanisë

Mediat gjermane shkruajnë se një i ri është gjetur i vdekur në pyllin e qytetit Dölauer Heide në Halle. Hetuesit kanë kryer të gjitha veprimet dhe kanë zbuluar se viktima është një shqiptar 27 vjeç.

Hetuesit kishin pasur edhe më herët dyshime se i riu kishte prejardhjen nga një shtet i Europës Jugore. Shqiptari ka vdekur nga plagët që ka marrë pasi është goditur me thikë

Një hetues tha: “Autopsia zbuloi lloje të ndryshme dhune, duke përfshirë plagë me armë zjarri dhe plagë me thikë, Kjo e fundit është arsyeja e vdekjes”.



Në këtë hetim kanë marrë pjesë edhe specialistë të veçantë, me qëllim që të mund të zbulojnë sa më shumë për rastin dhe për të arritur në gjurmët e vrasësit. Ka dyshime se shqiptari është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i vdekur është dërguar në pyll.

Trupi, që kishte plagë nga goditjet me thikë dhe me armë është gjetur nën gjethe në një kanal. I vdekuri u identifikua nga ADN-ja. Trupi i tij u zbulua rastësisht të dielën nga disa kalimtarë, të cilët sapo kanë parë trupin, kanë lajmëruar policinë. I riu nga Shqipëria ishte një person i njohur për policinë, me disa vepra penale të kryera në vend./Reporteri.net

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.