“Më kanë ngacmuar”/ Ish-deputetja zbulon kush ia bën fotot seksi së bijës (FOTO)

Ada Deda është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar për shkak të formave të saj perfekte fizike dhe fotove provokuese që realizon.

Ajo është vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda dhe është mjaft e njohur edhe për pjesëmarrjen në videoklipe të këngëtarëve shqiptarë.


Shpesh herë fotot e saj janë komentuar në media të ndryshme dhe lidhur me këto komente ish-deputetja tha për emisionin “Rudina” se fillimisht nuk ndihej mirë.

Ajo u shpreh se fotot provokuese të vajzës i ka toleruar dhe se ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me vajzën e saj.

“Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Duke qenë se edhe vetë kam qenë pjesë e ngacmimeve të mediave i kam marrë këto ngacmime si komerçializim të medias. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja.

Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto. Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend.

Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund t’i futet edhe politikës”, tha Albina Deda.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.