
“Foleja” e re e kuqezinjve del në dritë, ja pamjet mahnitëse (FOTO)
"Arena Kombëtare" është drejt fundit. I cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një kryevepër, stadiumi më i ri shqiptar, pritet të jetë gati në muajin nëntor.
Mbrëmjen e sotme është bërë prova e parë e ndriçimit të stadiumit të ri. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj ka publikuar foto nga impianti i ri i futbollit ku shihet sistemi i ndriçimit. Impianti i ndriçimit është vendosur përreth strehës së tribunave dhe në brendësi të tyre.
Ai duhet të plotësojë standardet e licencimit të UEFA-s, me qëllim për të garantuar ndriçim të bollshëm për të transmetuar ndeshjet në cilësi maksimale, por edhe për të ofruar pamje sa më të mirë të tifozëve. Ndërkohë, fusha e blertë ka përfunduar së shtruari, ndërsa për një muaj ajo pritet të jetë gati për të zhvilluar një ndeshje testuese futbolli.
Megjithatë, inaugurimi zyrtar i stadiumit do të bëhet në muajin nëntor, ndërsa ndeshja e fundit eliminatore ajo mes Shqipërisë dhe Francës, është parashikuar të jetë ndeshja e parë zyrtare që do të luhet në stadium.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="850665,850666,850667,850668,850669,850670,850671,850672,850676,850677,850678,850703,850704,850705"]



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Video/ Operacioni i vështirë, i sëmuri me Covid pëson trompozë në enët e gjakut

Vëmendja te Covid-19, sistemi publik shëndetësor po braktis të sëmurët e tjerë?

Debati për hapjen e shkollave, eksperti Dasho propozon skemën: Kujdes, shihni Gjermaninë
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
