Flet Saimir Tahiri: Drejtësia ime nuk kalon nëpër skuta, unë nuk shantazhoj me materiale!

Saimir Tahiri, pak minuta pas përfundimit të seancës për dhënien e vendimit të dënimit për të, dha deklaratën e tij të parë, e cila më së shumti ishte një njoftim për ëfarë do të deklaronte sot, sesa një deklaratë mbi atë që u dha nga trupa gjykuese. Më pas u kontaktua nga emisionet e të enjteve që kishin për temë të gjitha pikërisht ëështjen “Tahiri”, duke lënë të hapur një kontakt për ditën e sotme.

Por, ish-ministri ka deklaruar se nesër do të jetë prezent për mediat, duke e shtyrë edhe për 24 orë sipas tij të vërtetën. Gjithsesi, ai e ka thyer heshtjen me një tjetër prononcim mbrëmjen e sotme në emisionin “Java në RTSH” ku ka komentuar edhe një herë përballjen e tij me drejtësinë.

Përmes një lidhje telefonike me panelin e analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ish-ministri tha se do të jetë i qetë kur e gjithë historia do të përfundojë. Ai u shpreh se do të luftojë me të gjitha mundësitë për të arritur tek e vërteta e tij.



I pyetur nëse nesër pritet të publikojë materiale kompromentuese për ish-kolegët e tij socialiste, ish-ministri i Punëve të Brendshme tha: “Është fyese të mendohet se unë shantazhoj njerëz me materiale. Sikurse është fyese të mendosh se ish-kolegët e mi paskan diçka për t’i shantazhuar. Drejtësia ime nuk kalon nëpër skuta” – tha Saimir Tahiri në emisionin “Java në RTSH”.

Ai tha se qysh në krye të herës është përballur si qytetar me akuzat dhe se nuk kërkon mbështetjen e askujt nga kampi politik. “Unë nuk kam asnjë koment për deklaratat e Edi Ramës apo socialistëve të tjerë. Çështjen e kam me drejtësinë” – tha Saimir Tahiri mbrëmjen e së premtes.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.