Elegante dhe plot sharm puthet me…/E bija e Trump shkëlqen në eventin VIP në Romë (FOTO)

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner mbërritën në Romë për të marrë pjesë në dasmën e mikeshës së tyre Misha Nonoo me mandatin e naftës Mikey Hess.

Vajza e Donald Trump, 37 vjeçe dhe bashkëshorti i saj që është njëkohësisht këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, u fotografuan teksa ecnin si dy adoleshentë të dashuruar nëpër rrugët e ngushta tradicionale të kryeqytetit italian.

Një moment Ivanka, nënë e tre fëmijëve e veshur me një fustan shumëngjyrësh dhe një palë syze të stilit retro e puth bashkëshortin në shpatull teksa i buzëqeshin njëri-tjetrin. Në eventin VIP gjendeshin edhe personazhe të njohura që nga Princi Harry dhe Meghan Markle e deri tek Katy Perry e Orlando Bloom./Marrë nga Daily Mail


Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.