Aktorja e njohur i jep fund lidhjes me sheikun miliarder për t’i marrë të dashurin këngëtares… (FOTO)

Aktorja e famshme, Lindsay Lohan është ndarë nga princi miliarder i kurorës Mohammad bin Salman me të cilin ishte lidhur prej disa kohësh.

Lohan ishte e ftuar në “The Kyle and Jackie O Show”, ku dha lajmin e papritur të ndarjes së saj.

Në momentin që u pyet nëse ishte në një lidhje apo jo, Lohan zbuloi se prej disa kohësh po dilte me dikë, por tashmë ata nuk ishin bashkë.


Aktorja ka preferuar që të mos e zbulojë emrin e ish-të dashurit të saj, por ka shtuar se lidhja nuk ka zgjatur shumë. “Po dilja me dikë dhe u ndamë sot. As nuk keni për ta ditur cili është, zgjati shumë pak”, – u shpreh 33-vjeçarja në studio.

Pavarësisht se aktorja vendosi që të mos e zbulonte identitetin e tij, mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për sheikun miliarder arab, Mohammad bin Salman.

Thuhet se dyshja u takua për herë të parë para një viti në një garë të “Formula 1” dhe në muajt në vijim u përfolën për një lidhje dashurie mes tyre.

Por duket se aktorja nuk ka ndërmend të qëndrojë vetëm për shumë kohë pasi ja ka vënë syrin ish-të dashurit të Miley Cyrus, Liam Hemsworth.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.