3600 tonë grurë rus bllokohet në Durrës

Një anije ruse me një ngarkesë prej 3603 ton grurë është bllokuar në portin e Durrësit, pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit.

Anija është ankoruar në kalatën nr.2 të portit detar të Durrësit mbrëmjen e 31 gushtit për të shkarkuar ngarkesën me grurë, po një mosmarrëveshje për pagesën dhe mallin mes pritësit shqiptar të mallit dhe dërguesit ka shkaktuar pezullim të procesit të shkarkimit të grurit rifuxho me destinacion tregun shqiptar.



Anija “SV. Georgiy Pobedonosets” me flamur rus, prodhim i vitit 2003, do të qëndrojë në port deri në zgjidhjen e mosmarrêveshjes mes palëve kontraktuese, ndërsa kostot e qëndrimit të saj në port do të shtojnë kostot e këtij transporti për palën që do të gjendet përgjegjëse për gjendjen. Burimet portuale bëjnë me dije se anija ishte nisur nga porti rus i Volgodonskut.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.