Tronditet Holanda, ekzekutohet në prag të shtëpisë avokati i njohur

Një avokat i njohur në Holandë është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam.

Mediat e huaja bëjnë me dije se është ekzekutuar 44-vjeçari Derk Wiersum, i cili ishte avokat i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera në vitet 2015 dhe 2017.


Policia vendase e ka cilësuar ngjarjen “një krim brutal”, ndërsa ka thënë se një i dyshuar i maskuar me kapuç është larguar me këmbë.

“Holanda është kthyer në një narkoshtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”, u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policisë NPB.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.