Tahiri tallet me gjykatësit: Po të ishin burra, të më dënonin!

Saimir Tahiri doli si fitimtar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi pavarësisht se u shpall fajtor për shpërdorim detyre, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjykata e liroi ish-ministrin nga akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Në një deklaratë për mediat, ish-ministri u tall me gjykatësit duke thënë se ‘po të ishin burra do ta dënonin më shumë’.

 “Kjo është qesharake, më mirë të tregoheshin burra dhe të më dënonin pak më shumë, edhe për trafik droge, tha ish-ministri.


Ai shtoi më tej se gjykata e dënoi për shpërdorim detyre se ka kushërinjtë trafikantë droge.

“Gjykata më tha se nuk jam kriminel, nuk jam trafikant por meqë disa kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim kam shpërdoruar detyrën. As nuk qesh dot, as nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime”.

Në fund, ish ministri e mbylli me një këshillë, ndërsa paralajmëroi konferencë për mediat nesër.

“Zoti ju ruajtë dhe juve, ishalla nuk ju përdor njeri emrin se e hëngrët. Nuk e konsideroj fitore por maja e betejës sime. prisni deri nesër edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi se….Duhet të gjej edhe unë një shteg se si ta lexoj vendimin e gjykatës”, tha Tahiri.

Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.