Tahiri shfaqet i gëzuar pas vendimit: Gjykata më tha që nuk jam kriminel!

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre Saimir Tahirin, por e ka liruar nga akuzat për trafik droge.

Pas vendimit, ish-ministri foli për mediat. Nuk e përtyp dot vendimin, tha ai, ndërsa paralajmëroi konferencë nesër.

“Më rezervoni të drejtën ta përtyp këtë estradë që ndodhi. Gjykata më tha se nuk jam kriminel, por meqë disa kushërinj të mij ka përdorur emrin tim, unë paskam shpërdoruar detyrën. Më lini ta përtyp, as nuk qesh dhe as nuk qaj dot. Mu duk sikur më thanë, je i pafajshëm , por nuk kemi këllqe ta themi. Prisni deri nesër. Për dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, por gjykata tha se nuk jam as pjesë e një grupi kriminal dhe as trafikant”, tha Tahiri.


Tahiri në fund iroinizoi gjykatësit duke thënë se “është qesharake, më mirë të tregoheshin burra dhe të më dënonin pak më shumë”

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.