Tahiri: Gjykata më tha që ca kushërinj budallenj (Habilajt) të kanë përdorur emrin

“Më duhet të mbledh veten, nuk di si ta shpjegoj. Gjykata më tha që ca kushërinj budallenj të kanë përmendur emrin”. Kështu tha Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, teksa ishte prezent në ato pak minuta të leximit të vendimit nga trupi gjykues.

Duke iu referuar fakteve të Prokurorisë, Tahiri tha se “vetë gjykata më tha që ca kushërinj të kanë përmendur emrin. Çfarë të them unë tani, të ruhemi nga kushërinjtë budallenj që gjithsesi kemi në fis”.

“Eshtë e pakuptueshme që kjo gjykatë të marrë dënime të tilla”, tha ish-ministri, që jo pa ironi dha deklaratën e parë pas shumë orë pritje për një vendim të gjykatës, që pritej që nga ora 16.00, por që u dha plot 6 orë më vonë.


Bashkë me Saimir Tahirin u shpall u pafajshëm edhe Jaed Çela, për të cilin u rrëzuan akuzat për trafik droge, krijim i organizatës kriminale dhe përkrahje të organizatës kriminale.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.