Si e priten vëzhgueset e SHBA dënimin pa burg të Saimir Tahirit? (Fotot)

Ambasada Amerikane monitoroi Saimir Tahirin tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Gazetarja Anila SHBA dërgoi dy vëzhguese të cilat qëndruan në gjykatë që prej orës 16:00, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Gjykata ka pranuar vetëm akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite.


Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Gazeta SHQIP 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.