Saimir Tahiri publikon videon: Beteja ime sapo ka nisur! (VIDEO)

Saimir Tahiri, pak pas daljes nga salla kur po zhvillohej gjyqi dhe ndaj tij u dha vendimi ka postuar në facebook një mesazh të shkurtër, duke dhënë mesazhin e asaj që nuk ka kuptuar nga vendimi, që ia hoqi të gjitha akuzat dhe i la në fuqi vetëm shpërdorimin e detyrës.

Ndërkaq Tahiri poston edhe një video, e cila në fakt është një konferencë e tij për shtyp, e dhënë pasi u mor vendimi në Itali për pafajësinë e tij. Madje, atëherë në ambientet e “Rogner”, Tahiri tha se një gjykatë e ka dhënë vendimin e saj, duke lënë të kuptohej atëherë se po priste hetimet shqiptare për çështjen e tij.

Nuk të themi dot që je i pafajshëm, kështu që po të dënojmë pak fare….kështu e kuptova sot. Beteja ime sapo ka filluar! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.


Nuk te themi dot qe je i pafajshem, kshuqe po te denojme pak fare….keshtu e kuptova sot.Beteja ime sapo ka filluar 💪💪💪Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen 🤗🤗🤗

Publiée par Saimir Tahiri sur Jeudi 19 septembre 2019

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.