Çfarë do ndodhë me Tahirin? Sot vendoset fati i ish-ministrit të Brendshëm

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Pritet që sot Gjykata e Krimeve të Rënda të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm.

Mësohet se në Gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Në seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin.


Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.