Arrestohet për shpërdorim detyre Sali Berisha, është gjyqtar në Pejë

Arrestohet Sali Berisha, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë (Themelore) të Pejës. Prangosja e Berishës u bë para pak minutash, sipas burimeve zyrtare nga gjykata në fjalë. Sali Berisha, koincidon me emrin e njëjtë të ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Arrestimin e gjykatësit Berisha e ka konfirmuar kryetari i kësaj gjykate, Sami Sharraxhiu. “Sektori kundër Krimit Ekonomik në drejtorinë e Policisë së Kosovës me qendër në Prishtinë ka arrestuar shtetasin Sali Berisha”, ka thënë Sharraxhiu.

Arrestimin e Berishës, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu. Ai tha se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për shpërdorim detyre.


Një urdhër gjykate i jep Berishës masën paraprake të mbajtjes në burgim për 48 orët e ardhshme deri në daljen e një mase tjetër sigurie. Aktualisht, Sali Berisha është në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë.Javanews

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.