Ankth, stres, depresion/ Ja çfarë po i “vret” azilantët

Në një pyetësor shkencor të zhvilluar në një qendër pritjeje të azilantëve në Lajpcig, më shumë se 50% e azilkërkuesve kanë shfaqur probleme psikike. Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve post-traumatike, një pjesë tjetër ka raportuar për simptoma si rrahje të shtuara të zemrës, shenja paniku, e të tjera bëri të ditur Universiteti i Lajpcigut.

Nevojë për trajtime të shpejta


Po ashtu tek shumë azilkërkues vërehen edhe shenjat e depresionit. Për studimin e Universitetit të Lajpcigut janë anketuar nga maji i vitit 2017 deri deri në qershor të këtij viti, 569 persona madhorë nga më shumë se 30 vende të botës.

Anketimi u zhvillua me gjysmën e tyre brenda javës së parë të mbërritjes në qendrën e pritjes. Sipas studiuesve ky është një reflektim i situatës momentale menjëherë pas mbërritjes së azilkërkuesve.

Sipas psikologëve mund të ndodhë që ata të shfaqin probleme të tjera psikike, por ka edhe nga ata që në një ambient të qetë e të sigurt arrijnë madje t’i tejkalojnë problemet me shëndetin mendor. Studiuesit i shohin këto rezultate të studimit si shenjë të rëndimit psikik për shumë azilantë. Sipas tyre pa një trajtim të shpejtë dhe të orientuar nga nevojat e tyre, rreziku i një përkeqësimi të shëndetit mendor tek kjo kategori është shumë i lartë.

DW

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.