Si u gjet e vdekur në krevatin e të dashurit gangsterja e ‘El Chapo-s’ (Foto)

Ndihmësja e ‘El Chapo’, e njohur si Kim Kardashian e krimit të organizuar është gjetur e vdekur në krevatin e të dashurit të saj, në rrethana që vijojnë të mbeten mister.

Claudia Ochoa Felix, 35 vjeçe dyshohet se ka udhëhequr kartelin e vrasësve dhe të drogës ‘Sinaloa’, pas ekstradimit të El Chapo Guzman në SHBA.


Zeshkania bukuroshe cilësohet edhe si ‘Mbretëresha’ e drogës, kjo falë pamjes së saj fizike.

Ajo u gjet e vdekur në një shtëpi në qytetin Culiacan, në shtetin verior-perëndimor meksikan të Sinaloas. Sipas mediave lokale, 35-vjeçare besohet se ka vdekur si pasojë e një problemi me mushkëritë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.