Nëna nga Prizreni akuzohet për vrasjen e foshnjes, e lindi dhe e la të vdesë në tavan

Një nënë në Prizren të Kosovës akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj. Sipas Prokurorisë së Prizrenit, nëna e ka lindur në fshehtësi foshnjën, dhe pa i thënë askujt e ka fshehur të mbështjellë me një bluzë në tavanin e shtëpisë.

Në të tilla kushte djali i sapolindur të cilit nuk i kishte prerë as kordonin ombelikal ka jetuar disa orë, dhe si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe asfiksisë ka humbur jetën.

Si e tillë, vdekja është jo e natyrshme, e konstatuar edhe në raportin e autopsisë së autoriteteve mjeko-ligjore në Prizren. Ndaj nënës rëndon tani akuza për “Vrasje të foshnjës gjatë lindjes”.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.