Ftesa e Ramës, çfarë u vendos në takimin e Bashës me aleatët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për rreth një orë mbledhjen urgjente në selinë blu me aleatët e PD-së. E pranishme në mbledhjen e sotme ka qënë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mesohet se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me datën e ardhshme të protestës së opozitës dhe ftesën e Ramës për dialog. Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Të sapo dalë nga takimi me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën.

Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.